Rreth Fab                Fab Club            Fab Arena

Hidratimi gjatë punës

Të qënurit i mirëhidratuar është gjithmonë diçka e mirë. Gjatë një ditë të gjatë pune është e rëndësishmë që të kujtohemi të pime ujë në mënyrë të herëpashershme. Nëse nuk konsumohet ujë, trupi rrezikon të kalojë në dehidratim, i cili në vetvete sjell pasoja negative në shëndetin e njeriut.
Hidratimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për përqëndrimin gjatë orëve të punës, cilësisë së punës dhe mbi të gjitha sigurinë tonë dhe të të tjerëve përreth nesh. Sygjerohen 8 gota ujë gjatë një dite pune.

Hidratim dhe Energji

Shpesh herë kur jemi të lodhur, mendojmë se ajo që na duhet është një filxhan kafe për të rritur energjitë tona. Por pasi konsumojmë kafen efekti i saj bie pas shumë pak kohësh. Mjekët sygjerojnë që përpara se te vrapojmë për tëk filxhani i kafesë, të ndalojmë dhe të konsumojmë dy gota ujë. Shpesh lodhja është një simptomë e dehidratimit.

Lëkurë më e pastër

Trupi i njeriut është i përbërë rreth 70% nga uji. Kjo është arsyeja pse mjekët sygjerojnë konsumimin e 2 litrave ujë në ditë. Kjo pasi organet tona, duke qënë në prodhim të vazhdueshëm të mbetjeve pas përpunimit të ushqimit, kanë nëvojë për eleminimin e tyre. Shumë toksina të lëshuara nga ky proçes apo të përfituara nga ambientet gjithmonë e më të ndotura bëjnë që lëkura të humbi shkëlqimin e saj, që nivelet e energjisë të bien dhe pasoja të tjera shëndetësore. Konsumimi i vazhdueshëm i ujit, ndihmon trupin të eliminojë këto mbetje dhe të rigjeneroj balancat natyrale të energjisë.

Si të pini më shumë ujë

Nëse mendoni se duhet të pini më shumë ujë:
1. Pini një gotë ujë gjysëm ore përpara dhe pas vakteve ditore
2. Zgjidhni pije që ju pëlqejnë, pini më shumë ujë nëse ju pëlqen shija
3. Hani shumë fruta dhe perime. Ato kanë përmbajtje të lartë uji.
4. Mbani një shishe me ujë gjithmonë me vete
5. Zgjidhni pije jo-kalorike apo infuzione të ndryshme uji.

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
Ndryshe me Fab


Jepini shije ujit tuaj

Konsumimi i ujit është një nga gjërat më të mira që ju mund të bëni për trupin tuaj. Kjo ndihmon rregullimin e temperaturës së trupit, mbronë organet jetësore dhe madje edhe përmirëson pamjen tuaj. Por me kalimin e kohës bëhet e mërzitshme. Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë më të shijshme për të marrë dozën tuaj ditore të H2O provoni ujrat e përzjer me fruta të ndryshme. Të mbushur me fruta, perime apo erëza të ndryshme, këto ujëra janë të superkarikuar dhe do t'ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar ndërsa lehtësoni disa nga ankesat tuaja më të mëdha shëndetësore.

Prize

Zgjidhni Pijet tuaj me kujdes!

Pijet e gazuara përbëjnë 21% të mesatares kalorike të dietës së shumë njerëzve, ku një kanaçe përmban rreth 140 kalori dhe 40 gram sheqer! Uji Fab ka zero kalori, një shije të pastër, të freskët dhe të gjitha përfitimet e hidratimin e duhur.






                    Prize

Kujdesi për Shëndetin

Obeziteti ka rritur në një epidemi. Sot, shumë njerëz janë zyrtarisht mbipeshë. Si rezultat, shpenzimet ndaj kujdesit shëndetësor janë gjithmonë e më në rritje. Zëvendësimi i pijeve me sheqer me ujë është një hap i mirë drejt të jetuarit një mënyrë jetese më të shëndetshme.

                    Prize

Shefat zgjedhin Fab natyralisht

Kuzhina shqiptare njihet për gatimet e saj tradiocionale si dhe zgjedhjen me kujdes të përbërësve ushqimor. Ata zgjedhin ushqimet e papërpunuara me kimikate dhe si pasojë duhet të përdorin me gatimet e tyre dhe ujin më cilësor, në mënyrë që ushqimet e tyre të dalin të shijshme dhe të shëndetshme. Shefat e kuzhinës zgjedhin ujin Fab.

 

© 2014 fab water. All rights reserved